Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo: Nuk shqetësohem për kritikat

Cristiano Ronaldo ka folur rreth kritikave që i janë bërë së fundmi për largimin nga Juventusi. Ylli portugez thotë se nuk shqetësohet për gjërat çfarë thonë të tjerët.

Ronaldo thotë se në futboll ka fituar gjithçka dhe tani mundohet të ndihmojë sa më shumë ekipin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam fituar gjithçka në futboll. Mendoni se do të shqetësohem për gjërat negative që njerëzit thonë për mua? Unë jam në një ekip futbolli që ta bëj të fitojë ndeshjet dhe të shënoj gola. Tani jam 36-vjeçar dhe kam fituar gjithçka në karrierë. Nuk shqetësohem aspak për ato që të tjerët thonë”, deklaroi Ronaldo.

36-vjeçari këtë sezon në tetë paraqitje për “Djajtë e Kuq” ka shënuar gjashtë gola.