Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo: Situata rreth meje nuk ndikon te të tjerët

Cristiano Ronaldo po përgatitet të luajë me Portugalinë para ndeshjes së parë të Kupës së Botës ndaj Ganës të enjten.

Intervista e tij me Piers Morgan së fundmi ka bërë bujë, por Ronaldo nuk shqetësohet se çfarë mendojnë njerëzit, ndërsa ka thënë se kjo situatë nuk do të ndikojë te Portugalia.

“Nuk kam pse të shqetësohem se çfarë mendojnë të tjerët. Unë flas kur dua”, ka thënë ai, shkruan “The Telegraph” të hënën.

Pak pasi u shfaq intervista e Ronaldos ku kritikoi shumë Manchester Unitedin, bujë bëri edhe një moment i Ronaldos me Bruno Fernandesin.

“Kemi bërë shaka javën e kaluar, dhe mos i pyetni të tjerët rreth meje, pyetini rreth Kupës së Botës”, është shprehur Ronaldo.

Edhe Ronaldo: E njohim shumë mirë Spanjën Botërori 2026 Ronaldo: E njohim shumë mirë Spanjën

Portugalia vlerësohet favorite për ta fituar këtë Botëror, bashkë me Brazilin dhe Argjentinën.

“Edhe nëse unë e fitoj Kupën e Botës, debati se kush është më i miri do të vazhdojë. Disa njerëz më pëlqejnë mua, disa jo”, ka thënë ai.