Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, nuk e ka as dilemën më të vogël sa i përket pjesëmarrjes së Portugalisë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Ronaldo është i bindur se Portugalia do të kualifikohet për këtë ngjarje që mbahet në fund të këtij viti, shkruajnë të hënën mediat portugeze.
Sipas tij, Portugalia pritet ta mposhtë Maqedoninë e Veriut në ndeshjen finale të plejofit që luhet të martën mbrëma në Porto.
“Jam më se i bindur që Portugalia do të jetë në Katar. Po ashtu, besoj se do ta fitojmë këtë ndeshje me ndihmën e tifozëve që na përkrahën edhe ndaj Turqisë”, është shprehur Ronaldo. Ndërkohë, portugezi e ka lënë të hapur mundësinë për të luajtur për Portugalinë edhe në ndonjë turne tjetër pas Botërorit të Katarit, nëse kualifikohet. “Unë vendosi për të ardhmen time, askush tjetër. Nëse dua të vazhdojë të luaj, do të luaj. Unë jam shefi. Pikë”, ka thënë Ronaldo 37-vjeçar.