Mbrojtësi i Portugalisë, Ruben Dias, ka thënë se është koha të fokusohen në Kupën e Botës dhe të mos merren me deklaratat e Cristiano Ronaldos, i cili ka tërhequr vëmendjen me intervistën e fundit.
Dias, i cili është pjesë e Manchester Cityt, tha se pavarësisht shpërqendrimit, komentet e Ronaldos nuk i kanë dëmtuar synimet e Portugalisë për të triumfuar në Kampionatin Botëror për herë të parë.
“Portugalia duhet të fokusohet te ndeshjet e Botërorit dhe jo intervista e Ronaldos. Mendoj se kemi folur mjaft për këtë çështje dhe ne si ekip kemi prioritet tjetër, triumfin në Kupën e Botës”, insistoi Dias. Ndeshjen e parë në turneun e Katarit, Portugalia e luan të enjten kundër Ganës.
Kjo ndeshje i takon Grupit H, pjesë e të cilit janë edhe Uruguai e Koreja e Jugut.