Cristiano Ronaldo nuk pritet të jetë titullar për Manchester Unitedin kundër Chelseat të shtunën. Pavarësisht kësaj portugezi është duke dominuar në shkrimet e mediave.
Zëvendësuesi i papërdorur, Ronaldo, e la stadiumin “Old Trafford” dhe iu drejtua dhomës së zhveshjes para se të përfundonte ndeshja e Unitedit ndaj Tottenhamit (2:0) të mërkurën. Trajneri i Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë se do ta “zgjidh problemin” me Ronaldon.
Incidenti e zbehu një prej paraqitjeve më të mira të Unitedit këtë sezon dhe tregoi edhe një herë tjetër se kontributet më të mëdha të Ronaldos po ndodhin jashtë fushës.
Faza përgatitore për Unitedin ishte i turbullt dhe me paqartësi nëse ai do të duhej të qëndronte apo të largohej te një klub që garon në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo nuk iu bashkua skuadrës në udhëtimet në turnetë në Tajlandë dhe Australi për çështje familjare dhe kur u kthye në muajin korrik, ai ishte në mesin e lojtarëve që lanë fushën e “Old Traffordit” pas pjesës së parë ndaj Rayo Vallecanos në miqësore.
Edhe
Mësohet arsyeja e largimit të Ronaldos
Zhgënjimi i qartë i tij u pa pas turpërimit të Unitedit në humbjen 4:0 në Brentford në muajin gusht, kur kamerat e kapën duke bërë gjeste teksa linte fushën.
Episodi i fundit e la të zhgënjyer edhe Ten Hagun dhe u ngritën çështje për të cilat ai nuk kishte përgjigje.
“Nuk e kisha vëmendjen”, tha Ten Hag pas ndeshjes. “Ne do ta zgjidhim problemin. Dua ta mbaj fokusin në skuadër. Ishte paraqitje mbresëlënëse nga të gjithë 11 lojtarët”.
Zgjedhja e fjalëve nga Ten Hag ishte e dukshme. Nuk kishte asnjë tentim për ta zbutur situatën duke theksuar se veteranit i është dhënë leja të largohej më herët.
Konfirmimi se ishte një çështje që duhej të zgjidhej, siguroi që spekulimet për të ardhmen e Ronaldos do të vazhdojnë.
Është ndjesi që basti i Ten Hagut në Ronaldon është i destinuar për të dështuar. Ai hezitoi ta linte lojtarin të largohej në verë – me frikën se skuadra do të mbetej pa një golashënues të profilit të lartë. Por kjo mbetet vetëm si çështje, me Ronaldon ende në klub.
Rikthimi me dy gola në 12 paraqitje është dëshmi e vështirësive të tij dhe paaftësisë së Ten Hagut për ta kthyer në formë.
Trajneri vazhdimisht ka thënë se Ronaldo duhet të jetë në gjendje për t’u përshtatur në taktikat e presingut të lartë dhe ai luajti me Marcus Rashfordin të mërkurën.
“Kundër Tottenhamit ne kishim nevojë për presing të mirë”, tha ai. “Ne duhej të bënim presing të shpejtë, sepse kështu mund të krijosh shanse. Ne kishim nevojë për lojtarë me presing të mirë. Të mençur në ofensivë, dinamikë dhe këtë mund ta dhurojë Marcusi”.
Edhe
Unitedi mbështetet te Rashfordi për derbin e Manchesterit
Në sezonin në të cilin Ronaldo e shënoi golin e 700-të në karrierë në nivel klubesh, Unitedi duket në formë më të mirë pa të.
Fitoret e jashtëzakonshme kundër Liverpoolit, Arsenalit dhe Tottenhamit kanë ardhur me Ronaldon në bankën rezervë.
Në fitoren ndaj Spursit 2:0, Unitedi dhuroi një prej lojërave më të mira në sulm ani pse Ten Hagu është në nevojë për një përfundues të aksioneve. Rashfordi edhe një herë tjetër dështoi t’i realizonte shanset.
Sulmuesi anglez e justifikoi vendin e titullarit me energjinë që e solli në fushë duke rrëzuar mbrojtësit kundërshtar dhe shpërtheu me shpejtësi në hapësira.
Çështjet e Ronaldos nuk duken të jenë për shkak të pamundësisë së përshtatjes në sistemet e Ten Hagut, por për shkak të mungesës së aftësisë për t’i përmbushur kërkesat e tij.
Ka raste të presingut të tij, por portugezi e ka humbur avantazhin brenda në zonë, ndoshta për shkak se nuk e ka energjinë për momentet vendimtare.
Rezultati është i pakënaqshëm për të gjithë të përfshirët dhe largimi i tij të mërkurën është i padobishëm për Ten Hagun në kohën kur ai ende është duke u munduar të gjej stabilitetin.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes në “Stamford Bridge”, Ten Hag do të përballet me pyetje të reja rreth të ardhmes së Ronaldos.
Edhe
Ten Hag nuk komenton largimin e Ronaldos
Ky rast e ka potencialin për një shpërqendrim të padëshiruar, pasi holandezi po e synon fitoren e parë të rëndësishme si trajner i Unitedit në udhëtim, pasi ka mposhtur në shtëpi Liverpoolin, Arsenalin dhe Tottenhamin.
e rrugëve me Ronaldon në janar duket gjithnjë e më e mundur. Nga shumë vlerësohet zgjidhja më e mirë për të gjithë.