Cristiano Ronaldo ka refuzuar të hyjë në lojë si zëvendësues në fitoren e Manchester Unitedit kundër Tottenhamit të mërkurën mbrëma, ka mësuar ekskluzivisht mediumi “Sportsmail”. Portugezi me largimin drejt tunelit para përfundimit të ndeshjes që u zhvillua në “Old Trafford”, konfirmoi edhe një herë tjetër marrëdhëniet jo të mira me trajnerin Erik ten Hag.
Supozohej se Ronaldo kishte reaguar në këtë mënyrë për shkak se u la i pashfrytëzuar në bankën rezervë për herën e dytë rresht këtë sezon, pasi për Unitedin në lojë në minutën e 87-të u inkuadruan Christian Eriksen dhe Anthony Elanga.
Më herët në lojë ishte inkuadruar Scott McTominay. Kjo do të thotë se Ten Hag kishte përdorur vetëm tri nga pesë opsione për zëvendësim.
Por, tani është mësuar se Ronaldos, trajneri Ten Hag i kishte thënë që të përgatitej, por ai i kishte refuzuar instruksionet, para se të dilte nga fusha. Ten Hag kishte thënë pas ndeshjes se "do ta zgjidhte" situatën.
Marrëdhënia mes kësaj dysheje ka mbërritur në pikën më të lartë, me Ronaldon që dëshiron të largohet, dhe Ten Hagun që do të ishte i lumtur me largimin e tij. Problemi është nëse ai mund të gjejë klub në janar, nëse jo, do të priste deri në verën e ardhshme