Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo nuk pritet t'i bashkohet PSG-së

Cristiano Ronaldo nuk ka gjasa t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë këtij afati kalimtar, ka njoftuar “theathletic.com”.

Largimi i yllit portugez nga Juventusi po diskutohet, por raportohet se ai nuk do t’i bashkohet PSG-së, por mund të kthehet te Manchester United ose Real Madrid.

36-vjeçari me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Juventusit iu bashkua në verën e vitit 2018 nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.