Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo s’është i interesuar të kthehet tek Unitedi

Foto: Reuters

Cristiano Ronaldo është tërësisht i fokusuar në kontratën e tij te Juventusi dhe s’ka interesim që të kthehet te Manchester Unitedi.

Është raportuar se sulmuesi portugez ka marrë një ofertë nga Unitedi, por “AS” deklaron se 35-vjeçari s’mendon për rikthim në Old Trafford.

Sipas njerëzve të Ronaldos, lojtari preferon të respektojë kontratën në Itali, që skadon më 2022. Megjithatë me problemet që janë shfaqur në treg si pasojë e koronavirusit, ai lehtë mund të kalojë te Paris Saint-Germaini.

Ronaldo ishte pjesë e Unitedit në periudhën 2003-2009, para se të kalonte te Real Madridi.