Pavarësisht zërave të ditëve të fundit për një transferim te Paris Saint-Germaini apo rikthim te Reali i Madridi, Cristiano Ronaldo do të mbetet pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2022.
Drejtuesit e klubit të Juventusit kanë bërë të ditur se dëshirojnë ta mbajnë sa më gjatë në skuadër yllin portugez.
Madje krerët e klubit italian kanë nisur bisedimet me Ronaldon për vazhdimin e kontratës.
“Zonja e Vjetër” është e gatshme t’i ofrojë kontratë dyvjeçare për ta mbajtur atë në Torino deri në vitin 2024.
Ronaldo këtë sezon me Juventusin në të gjitha garat ka shënuar tetë gola.