Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit edhe sezonin e ardhshëm.
Këtë e ka garantuar drejtori i ri i Juventusit, Federico Cherubini, i cili u prezantua të enjten te “Zonja e Vjetër”.
Në konferencën e tij, Cherubini ka insistuar se Ronaldo së shpejti do t’i bashkohet Juventusit në fazën përgatitore për sezonin e ri.
“Nuk ka shenjë nga Ronaldo se dëshiron të largohet, e as nga Juventusi se dëshiron ta shesë. Sezonin e shkuar, Ronaldo shënoi 36 gola në 44 ndeshje, dhe ne jemi të lumtur që Ronaldo sapo t’i përfundoj pushimit, do t’i bashkohet ekipit”, ka thënë Cherubini. “Nuk ka asnjë sinjal për largimin e mundshëm të Ronaldos”.
Portugezi 36-vjeçar iu bashkua Juventusit në vitin 2018 nga Real Madridi dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.