Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo nuk do ta përcjellë as ndeshjen Brazil - Zvicër

Ronaldo - legjenda braziliane

Legjenda e Brazilit, Ronaldo nuk do të përcjellë as ndeshjen Brazil – Zvicër. Ai do të mungoj për shkak të infektimit me koronavirus.

Fituesi i dy Kupave të Botës me Brazilin në vitin 1994 dhe 2002 do të jetë i izoluar në Doha për pesë ditë.

“Do të jem i izoluar në dhomën time të hotelit për pesë ditët e ardhshme”, ka njoftuar Ronaldo. Ronaldo mungoi edhe në ndeshjen që Brazili e fitoi ndaj Serbisë 2:0, në kuadër të grupit G.