Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma transferon Perezin

Roma zyrtarisht ka transferuar sulmuesin anësor Carles Perez nga Barcelona, njofton “Goal.com” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Perez iu bashkua Romës në formë huazimi në janar, por klubi italian pati obligim për të blerë futbollistin. Sipas “Goal.com”, Roma duhet të transferonte 21-vjeçarin në momentin kur fiton një pikë në Serie A me Perezin.

Klauzola u aktivizua në fitoren 4:0 ndaj Lecces në fundjavë. Shifra totale e transferimit ka arritur në 12 milionë euro, 1 milion për huazim dhe 11 milionë euro për blerje.

Perez ka shënuar golin e tij të parë me klub në fitoren 1:0 ndaj Gentit në ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Ligës së Evropës javën e kaluar.