Skuadra nga La Liga, Real Betisi ka bërë transferimin e parë për edicionin e ri.
Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Ayoze Perez, i cili është prezantuar te skuadra spanjolle.
Perez i është bashkuar Betisit nga Leicester City për 6 milionë euro, ndërsa me ekipin spanjoll ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.
Në fakt, Perez ishte i huazuar te Betisi në fillim të këtij viti dhe bindi drejtuesit e klubit për ta bërë transferim të përhershëm.
29-vjeçari shënoi 4 gola në 21 ndeshje të luajtura, ndërsa mund të aktivizohet edhe si qendërsulmues.
Ai ishte pjesë e Leicesterit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Neëcastle Unitedi, ekip për të cilin luajti pesë edicione.
Artikuj të ngjashëm