Skuadra e Bundesligës gjermane, Leipzigu është futur në garë për sulmuesin spanjoll Luiz Henrique, raporton “Bild” të mërkurën. Braziliani 23-vjeçar është i gatshëm të largohet këtë muaj nga Real Betisi për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion.
Ai ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat për Betisin.
Thuhet se Leipzigu ka ofruar 20 milionë euro për kartonin e tij dhe po shpreson të arrijë marrëveshje me Betisin para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Ai ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit 2028, ndërsa është pjesë e Betisit prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Fluminense për dhjetë milionë euro.
Artikuj të ngjashëm