Sulmuesi i krahut, Luiz Herique, ka vendosur përfundimisht të mbetet te skuadra e Real Betisit të paktën deri në fund të sezonit.
“Marca” raporton të premten se 22-vjeçari ka refuzuar transferimin në Premier League, përkundër ofertave që i kishte nga Newcastle Unitedi dhe Aston Villa.
Madje, thuhet se Betisi kishte pranuar ofertat e dy skuadrave angleze, por në fund ishte Henrique ai që refuzoi kalimin në futbollin anglez. Henrique ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon te Betisi, ekip të cilit iu bashkua verën e vitit të shkuar nga Fluminense.
Në 24 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asistime. Henrique ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit 2028.