Real Betisi ka shprehur interesim për sulmuesin e Leicester Cityt, Ayoze Perez ka shkruar të martën “AS”. Mësohet se Betisi po synon transferimin e Perezit gjatë këtij muaji, pasi po e sheh si zëvendësim ideal për Borja Iglesiasin.
Iglesias do t’i bashkohet Atletico Madridit për ta zëvendësuar Joao Felixin, i cili do të huazohet te Chelsea deri në fund të këtij sezoni.
Perez te Betisi po shihet si përforcim ideal për repartin e sulmit dhe ekipi spanjoll tashmë ka nisur negociatat me Leicesterin për ta bindur në lirimin e sulmuesit gjatë këtij muaji.