Sulmuesi i Spanjës, Borja Iglesias, pritet të jetë lëvizja befasuese e Bayer Leverkusenit deri në fund të këtij afati kalimtar.
“Kicker” ka njoftuar të hënën se Leverkuseni është afër marrëveshjes me Real Betisin për transferimin e 31-vjeçarit.
Në fakt, Leverkuseni po e kërkon huazimit e spanjollit deri në fund të këtij edicioni për shkak të lëndimit të nigerianit Victor Boniface.
Iglesias ka kontratë me Betisin deri në vitin 2026 dhe pëlqehet nga trajneri i Leverkusenit, Xabi Alonso. Në 18 ndeshje të luajtura për Betisin në të gjitha garat këtë edicion, Iglesias ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime.
Artikuj të ngjashëm