Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso po e mendon zëvendësimin e Bonifaces

Victor Boniface

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, e ka lënë të hapur mundësinë për të kërkuar sulmues tjetër në afatin kalimtar të janarit, për shkak të lëndimit të Victor Bonifaces.

“Nuk jemi nën presion për të sjellë lojtar të ri, por ne jemi gjithmonë të gatshëm”, ka thënë Alonso të premten.

“Nëse ka ndonjë opsion të mirë, do ta shqyrtojmë, por duhet që t’ia vlejë”, theksoi Alonso.

Boniface do të jetë jashtë fushës së gjelbër për disa javë për shkak të lëndimit muskulor dhe nuk do të jetë me liderin e Bundesligës deri në muajin prill.

Nigeriani do të zëvendësohet nga Patrik Schick, i cili po ashtu sa është kthyer nga lëndimi.