Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico kërkon Iglesiasin e Betisit

Atletico Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Betisit, Borja Iglesias, ka njoftuar të hënën “AS”. Mësohet se Iglesias tek Atletico po shihet si zëvendësim ideal për brazilianin Matheus Cunha që i është bashkuar Wolverhamptonit.

Atletico është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro për 29-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. Iglesias është njëri prej lojtarëve kryesorë të Betisit këtë edicion dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Ai ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë në 13 ndeshje në kampionatin spanjoll. Iglesias është pjesë e Betisit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Espanyoli, ndërsa ka luajtur edhe te Celta Vigo e Real Zaragoza.

Artikuj të ngjashëm