Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma pret ta shesë për 100 milionë euro Abrahamin

Roma pret ta shesë për 100 milionë euro, Tammy Abrahamin gjatë verës së këtij viti, shkruan “Daily Mail”.

Interesim për sulmuesin anglez kanë shprehur disa skuadra të Premier Leagues.

Kalimi i 24-vjeçarit te Roma ka dalë i suksesshëm. Ai ka shënuar 23 gola në 39 ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.

Chelsea ka një klauzolë kthimi prej 67 milionë euro, por kjo nuk do të aktivizohet deri në verën e vitit 2023.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Anglisë me klubin italian ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.