Mediat gjermane dhe italiane kanë shkruar të premten se Roma ka dërguar ofertë zyrtare prej 15 milionë eurove për mbrojtësin zviceran të Borussia Moenchengladbachut, Nico Elvedi.
“Giallorossët” janë duke menduar për fazën defensive, ndërsa tashmë kanë njoftuar për vazhdimin e kontratës së Chris Smalling.
26-vjeçari Elvedi ka zhvilluar 34 ndeshje në sezonin që përfundoi.
Realizoi tri gola.
Elvedi ka 45 paraqitje me Zvicrën dhe një gol të shënuar.
Roma po e mendon fillimisht shitjen e Roger Ibanezit te Tottenhami.
Artikuj të ngjashëm