Skuadra e Romës ka shprehur interesim për mesfushorin Marcel Sabitzer, përcjell “Corriere dello Sport” të mërkurën. Roma ka përgatitur ofertën për transferimin e tij gjatë kësaj vere.
Ekipi italian është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro për Sabitzerin, i cili ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025.
Sabitzer është pjesë e bavarezëve prej vitit 2021, ndërsa edicionin e fundit ishte i huazuar te Manchester Unitedi.
29-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Bayerni dhe Roma po insiston në transferimin e tij, pasi Sabitzer pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho.
Sabitzer është reprezentues i Austrisë dhe po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadrat angleze.
Artikuj të ngjashëm