Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sabitzer merret vesh me Dortmundin

Borussia Dortmundi do ta transferojë mesfushorin Marcel Sabitzer nga Bayern Muencheni. Kështu ka raportuar “Sky Sports” të hënën. Sabitzer, i cili kaloi pjesën e fundit të sezonit të kaluar në huazim te Manchester United, ka udhëtuar në Dortmund për t’i kryer kontrollimet mjekësore dhe për ta nënshkruar kontratën.

Tarifa e transferimit që Dortmundi duhet t’ia paguar Bayernit është 19 milionë euro.

Sabitzer është 29-vjeçar. Mesfushori austriak sezonin e kaluar luajti 15 ndeshje në Bundesligë dhe 11 ndeshje në Premier League.

Artikuj të ngjashëm