Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kërkon t’i ulet çmimi Sabitzerit

Marcel Sabitzer

Marcel Sabitzer nuk ka gjasa ta kompletojë kalimin te Manchester Unitedi nëse Bayerni nuk ul çmimin për mesfushorin, shkruan “The Sun”.

Austriaku 29-vjeçar me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Sabitzer në janar të këtij viti u huazua te skuadra e Unitedit, deri në qershor.

Bayerni po kërkon rreth 30 milionë euro për lirimin e Sabitzerit, shifër të cilën Unitedi nuk është gati ta paguajë. Sabitzer në 37 ndeshje të edicionit aktual ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me dy asistime. Në Premier League i ka tetë paraqitje.

Artikuj të ngjashëm