Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma me ofertë për Diazin

Skuadra e Romës ka bërë gati ofertën për mesfushorin e Portos, kolumbianin Luis Diaz, kanë njoftuar të martën mediumet portugeze.

Bëhet e ditur se Roma është e gatshme të ofrojë 25 milionë euro dëmshpërblim për 24-vjeçarin.

Diaz iu bashkua Portos në vitin 2019, por impresionoi me paraqitje të mira te Kolumbia në Copa America.

Sezonin e shkuar, Diaz shënoi 11 gola dhe bëri gjashtë asistime në 47 ndeshje për Porton në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Porton deri në verën e vitit 2024.