Duke e parë interesimin e vazhdueshëm të skuadrave të tjera, krerët e Romës janë detyruar t’ia caktojnë çmimin sulmuesit Tammy Abraham. Për ta lënë të lirë Abrahamin këtë verë, Roma po kërkon hiç më pak se 90 milionë euro, përcjell “Daily Star”.
Arsenali është ndër skuadrat më të interesuara për Abrahamin, i cili po shkëlqen këtë edicion me fanellën e Romës.
Ai ka shënuar 24 gola në 46 paraqitje për ekipin italian, të cilit iu bashkua para fillimit të këtij sezoni nga Chelsea. Sulmuesi 24-vjeçar ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2026.