Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma interesohet për Ruganin

Skuadra e Romës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin italian Daniele Rugani, përcjellin mediumet italiane të hënën.

Rugani është aktualisht pjesë e Juventusit dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere, pasi Juventusi në radhët e veta ka transferuar Matthijs De Ligtin e Merih Demiralin, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kartoni i Ruganit vlerësohet rreth 30 milionë euro, shumë të cilën Roma është e gatshme ta paguajë. Te Roma, Rugani shihet si zëvendësim ideal për grekun Kostas Manolas, që u transferua te Napoli.

Ai është reprezentues i Italisë dhe ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023. Ai te Juventusi është transferuar para katër vjetësh nga skuadra e Empolit për 7.5 milionë euro dhe ka katër tituj kampioni të Italisë.