Mesfushori i Lilles, Renato Sanches, pritet t’i bashkohet Romës në verën e këtij viti, raporton “Corriere dello Sport”.
Roma po planifikon të bëjë ofertë për mesfushorin 23-vjeçar, nëse arrin ta sigurojë mjaftueshëm fonde nga shitja e lojtarëve gjatë verës.
Sanches te Roma do të kishte për trajner bashkëkombësin Jose Mourinho. Sanches ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit 2023. Këtë edicion ai i ka luajtur 27 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol e asistuar tre tjerë. Lille është duke kryesuar në renditje në Ligue 1, kur kanë edhe dy xhiro deri në përfundim të stinorit.
Artikuj të ngjashëm