Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e Juventusi shkëmbejnë lojtarët

Skuadrat nga Serie A, Roma dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve, përcjellë të premten e përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport".

Roma do t'ia japë Juventusit kartonin e Luca Pellegrinit plus dhjetë milionë euro për atë të mbrojtësit të krahut të majtë, Leonardo Spinazzola, transmeton Koha Ditore.

Marrëveshja tashmë është arritur dhe lojtarët gjatë këtyre ditëve do t'i kryejnë kontrollimet mjekësore. Juventusi e vlerëson Spinazzolan 25 milionë euro, derisa Pellegrini i Romës ka vlerë prej 15 milionë eurosh.

Pellegrini 20-vjeçar edicionin e fundit ishte i huazuar te Cagliari, kurse Spinzzzola pati dhjetë ndeshje te Juventusi.

Si Pellegrini ashtu edhe Spinazzola do të firmosin kontrata pesëvjeçare me ekipet e reja.

Artikuj të ngjashëm