Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma i cakton çmimin Spinazzolas

Mbrojtësi i krahut të majtë, Leonardo Spinazzola do të largohet nga Roma në fillim të vitit të ardhshëm. “Calciomercato” ka njoftuar të enjten se Roma tashmë i ka caktuar çmimin 30-vjeçarit, i cili sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Angli.

Për kartonin e tij, Roma po kërkon 10 milionë euro pasi Spinazzola ka marrëveshje personale me skuadrën e Fulhamit. Në 8 ndeshje të luajtura në Serie A këtë sezon, Spinazzola ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime.

Ai ka kontratë me Romën deri në verën tjetër dhe me Fulhamin do të firmosë kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për vitin e tretë. Para se t’i bashkohej Romës në vitin 2019, Spinazzola ka luajtur edhe për Juventusin e Atalantan.

Artikuj të ngjashëm