Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rodrygo ia siguron fitoren Real Madridit

Rodrygo ka shënuar gol të bukur në minutën e 89-të për fitoren e Real Madridit ndaj Rayo Vallecanos.

Madridi të mërkurën mbrëma fitoi 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së 36-të të La Ligas spanjolle. Karim Benzema kaloi në epërsi Realin në minutën e 31-të.

Por Raul De Tomas barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 84-t. Në minutat e fundit në skenë doli Rodrygo që goditi saktë për fitoren e madrilenëve.

Para ndeshjes, lojtarët dhe tifozët e Real Madridit i kanë ofruar përkrahje brazilianit Vinicius Junior që po fyhet vazhdimisht në baza racore. Reali tani është i dyti me 74 pikë. Rayo Vallecano renditet e 11-ta me 46 pikë.

Rodrygo nuk ka festuar golin. Ka ngritur grushtin lartë në shenjë përkrahje për bashkëlojtarin Vinicius.

 

Artikuj të ngjashëm