Sergi Roberto do të largohet nga Barcelona në verë, por karrierën do ta vazhdojë në La Liga.
“Marca” ka raportuar të hënën se Roberto do t’i bashkohet Atletico Madridit në fund të këtij edicioni.
Mesfushori te Atletico do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Barcelonan.
Mësohet se Roberto ka arritur marrëveshje në parim me Atleticon për ta vazhduar karrierën. 30-vjeçari prej vitit 2013 është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, kurse këtë sezon ka dy gola e një asistim në 12 paraqitje në të gjitha garat.