Sport

Rivaliteti Van Niekerk - Makwala jep shpresë për atletikën

Ishte finalja atraktive e garës 400 metra vrapim te meshkujt të premten mbrëma në mitingun e Diamond Leagues në Monako që dha një shikim të shkurtër për botën e atletikës pas epokës së Usain Bolt.

Pasi e arriti dhe e kaloi Isaac Makwalan në mesin e garës, kampioni i botës dhe olimpik nga Afrika e Jugut, Wayde van Niekerk zbuloi se puna e tij nuk ka mbaruar, pasi Makwala nga Botsuana po vazhdonte të sulmonte, shkruan IAAF.org.

Rekordmeni i botës në 400 metra, Van Niekerk 25-vjeçar, dy garat e para të stinorit të të cilit ishin relativisht fitore pa rivalitet, papritmas e gjeti veten në një ambient të vështirë dhe reagoi siç bëjnë kampionët, përcjell Koha Ditore.

Pa humbur formën, Van Niekerk kaloi sërish para duke fituar me kohë 43.73 sekonda, ndonëse u vërejt se ai ishte lodhur tepër për këtë fitore.

Makwala ndërkohë arriti rekord personal prej 43.84 sekondash vetëm një javë pas përformancës së tij mbresëlënëse në një miting në Madrid, ku u bë njeriu i parë që vrapoi një 400-metërsh nën 44 sekonda (43.92 sekonda) dhe një 200-metërsh nën 20 sekonda (19.77 sekonda) në ditën e njëjtë.

Madje koha prej 19.77 sekondash ishte rekord i stinorit, duke e kaluar kohën prej 19.84 sekondash të Van Niekerkut....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.