Kampioni olimpik Wayde van Niekerk synon që të lë trashëgimi të tij një rekord të jashtëzakonshëm në 400 metra vrapim.
Legjenda amerikane e atletikës, Michalel Johnson ka mbajtur rekordin për 17 vjet para se Van Niekerk të thyente atë në finale të Lojërave Olimpike “Rio 2016”.
Ai preku majat edhe në vitin 2017 kur fitoi titullin e botës, por jugafrikani ka munguar thuajse gjatë tërë kohës në tri edicionet e fundit. Ka pasur telashe me lëndime.
Tani van Niekerk dëshiron të vrapojë për më pak se 43 sekonda. Rekordi botëror në 400 metra është 43.03 sekonda.
“Kam dëshirë të madhe për të arritur këtë. Pasi kam kaluar një periudhë me vuajtje, jam edhe më i uritur”, ka thënë van Niekerk për BBC.
Në Rio, Van Niekerk kishte thyer rekordin prej 43.18 sekonda, që Johnson e kishte vendosur në Botërorin 1999.
Edhe
Rekordmeni i botës Van Niekerk dështon të arrijë në finale të 400-metërshit
Në tetor të vitit 2017, një javë pasi fitoi titullin e botës, Van Niekerk pësoi lëndim të ligamenteve në një ndeshje ragbi.
“E di si luhet ragbi, por nuk kisha luajtur për tetë vjet. Trupi im ishte i përgatitur për të vrapuar drejtë, jo për vrapime edhe anash. Ishte gjëja e fundit që kam menduar, por më vonë, derisa kam qëndruar ulur, kam kuptuar se ishte një vendim i gabuar”, ka thënë vrapuesi.