Legjenda e Barcelonës, Rivaldo tha se eliminimi i ish-skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve është një gjë e mirë.
Ekipi katalonas u eliminua në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pas humbjes nga Roma 3:0 në ndeshjen e kthimit.
Braziliani në vitin 2002 nga Barcelona kaloi në radhët e Milanit dhe atë sezon fitoi Ligën e Kampionëve me rossonerët, transmeton KP.
“Si lojtar dhe tifoz i Barcelonës shpreh keqardhje, por fitorja e Romës tregoi se Reali dhe Barcelona nuk janë dy ekipet e vetme në botë”, tha Rivaldo.
Artikuj të ngjashëm