Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola: Eliminimi nuk është dështim

Pep Guardiola

Eliminimi i Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve nuk duhet të llogaritet si dështim, ka thënë trajneri Pep Guardiola.

Në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales me Real Madridin, City shënoi dhe krijoi rezultatin 5:3 nga të dyja ndeshjet. Por, Reali shënoi dy herë dhe e dërgoi lojën në vazhdime para se të realizonte golin e kualifikimit.

“Nëse njerëzit thonë se është dështim, unë nuk pajtohem”, ka thënë tekniku spanjoll.

Si trajner, Guardiola e fitoi Ligën e Kampionëve dy herë me Barcelonën, në vitin 2009 dhe 2011.

Premier Leaguen e ka fituar tri herë, por asnjëherë një garë të Evropës pas largimit nga Barça.

Artikuj të ngjashëm