Futboll

Guardiola ka parë shumë gjëra të mira, përkundër eliminimit

Manchester City - Pep Guardiola

Manchester City është eliminuar në një të tetën e finales në Kupën e Botës për Klube, por trajneri Pep Guardiola ka parë gjëra të mira në fushë.

City u mposht 4:3 nga Al-Hilali në njërën prej ndeshjeve më të mira të ngjarjes në SHBA. Ndeshja u vendos pas vazhdimeve.

“Është mëkat. Ishim në pozitë shumë të mirë, por kundërshtarët dhanë gjithçka. Shkojmë në shtëpi dhe tani është koha për pushim dhe që të kthehemi edicionin e ardhshëm. Kam parë shumë gjëra të mira që nuk i kam parë në të kaluarën, sidomos për raportet mes lojtarëve dhe stafit. Kam ndier se ishim të lumtur këtu, por niveli është shumë i lartë”, ka thënë Guardiola, shkruan BBC.

Trajner i ekipit arab, Al-Hilal, është Simone Inzaghi.

“Kemi mposhtur një ekip shumë, shumë të fortë. Kjo dukej e pamundur dje”, ka thënë Inzaghi.