Futboll

E papritur, Manchester City eliminohet nga Al-Hilali

Al-Hilali

Gjiganti anglez, Manchester City, është ndalur në nëj të tetën e finales në Kupën e Botës për Klube.

Në natën mes të hënës e së martës në Orlando, City i Pep Guardiolas u mposht 4:3 nga skuadra arabe, Al-Hilal.

Ndeshja u  vendos në vazhdime, ndërsa golin e fitores për Al-Hilalin e Simone Inzaghit e shënoi Marcos Leonardo në minutën e 112-të.

Bernardo Silva në minutën e nëntë dhe Erling Haaland në minutën e 55-të shënuan për Manchester Cityn në kohën e rregullt. Marcos Leonardo në minutën e 46-të dhe Malcom në minutën e 52-të shënuan për epërsinë 2:1 të arabëve. Ndeshja e zhvilluar para 42 mijë shikuesve përfundoi 2:2 në kohën e rregullt.

Kalidou Koulibaly shënoi për 3:2 në minutën e 94-t, ndërsa për 3:3 realizoi Phil Foden në minutën e 104-t, para se Leonardo të vendoste sfidën.

Al-Hilali në çerekfinale luan me Fluminensen, ndërsa City mbetet pa trofe të fituar në këtë kampanjë.