Manchester City nuk ka pasur telashe ndaj skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain.
City fitoi 6:0 në Atlanta, në praninë e 40 mijë shikuesve, dhe avancoi në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube.
Ilkay Gundogan hapi serinë e golave për skuadrën e Pep Guardiolas që në minutën e tetë. Ai shënoi gol tjetër në minutën e 73-të.
Erling Haaland konkretizoi penallti për gjigantin anglez, ndërsa nga një gol e shënuan edhe Claudio Echeverri, Oscar Bobb e Rayan Cherki.
Guardiola e ndryshoi plotësisht ekipin në krahasim me ndeshjen e parë, ndërsa City dominoi plotësisht ndaj Al Ainit. City e kishte topin në 74 për qind të kohës, ndërsa bëri plot 21 goditje, në krahasim me pesë së i kishte Al Aini.
“Kemi luajtur pak më mirë se në ndeshjen e parë, sidomos në pjesën e dytë. Por ende janë disa gjëra që duhet t’i përmirësojmë”, ka thënë Pep Guardiola.
Në ndeshjen e parë të Grupit F, Manchester City fitoi 2:0 ndaj Wydadit të Marokut.
Më 26 qershor e pret derbi me Juventusit, që vendos vendin e parë në grup.
Juve e City tashmë kanë avancuar, ndërsa Wydadi e Al Aini janë eliminuar.