Legjenda e Brazilit, Ronaldo, ka zbuluar të vërtetën për kalimin e tij tek Interi nga Barcelona në vitin 1997.
Ronaldo për “Sky Sport Italia” ka treguar se kishte arritur marrëveshje të mbetur te Barcelona, por ajo marrëveshje, sipas tij, ishte prishur katër ditë më vonë.
“Kisha arritur një marrëveshje për të vazhduar me Barcelonën, por pas katër ditësh presidenti më thirri për të më thënë se ishte e pamundur të vazhdohej bashkëpunimi. Unë i thashë se isha i lirë të negocioja me klube të tjera dhe Interi ishte më i shpejtë dhe pagoi klauzolën time të lirimit. Serie A ishte liga më e mirë në botë”, ka thënë Ronaldo.
Ronaldo ka luajtur edhe për rivalin e Interit, Milanin. Por ai shpreson që Interi ta fitojë titullin, ndërsa thekson se Karim Benzema meriton “Topin e Artë”.