Kontrata e Christopher Nkunkut me skuadrën e Bundesligës gjermane, Leipzig, lidhet me Ligën e Kampionëve.
“German Press Agency” ka raportuar të mërkurën se futbollisti francez do ta vazhdojë kontratën që i skadon në vitin 2024 vetëm për një vit, nëse skuadra kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
Leipzigu aktualisht është në pozitën e katërt në tabelë dhe mund të kualifikohet në “Champions” vitin tjetër, nëse fiton të shtunën ndaj Arminia Bielefeldit.
Kontrata e re e Nkunkut do të përfshinte edhe klauzolë të lirimit, e cila thuhet të jetë rreth 65 milionë euro. 24-vjeçari në 49 ndeshje të luajtura në këtë edicion ka shënuar 34 gola, ndërsa ka edhe 19 asistime.