Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu kërkon 75 milionë euro për Nkunkun

Mesfushori Christopher Nkunku mund të largohet nga Leipzigu në verë, por me kusht që ekipi i interesuar për shërbimet e tij të ofrojë 75 milionë euro, ka shkruar “Bild”.

Ky është çmimi që ekipi gjerman ka caktuar për 24-vjeçarin, i cili po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës pas paraqitjeve të mira këtë edicion.

Te Leipzigu janë të gatshëm ta shesin Nkunkun, i cili ka kontratë deri në vitin 2024 dhe deri më tani ka shënuar 22 gola e ka bërë 13 asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Interesim për Nkunkun tashmë kanë shfaqur Paris Saint-Germaini, Manchester City, Manchester Unitedi, Chelsea, Liverpooli e Arsenali.

Artikuj të ngjashëm