Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu kërkon mbi 100 milionë euro për Nkunkun

Te Leipzigu janë të gatshëm ta lirojnë francezin Christopher Nkunku vetëm nëse marrin një ofertë të majme për kartonin e tij, njofton “Goal” të martën.

Në fakt, ekipi gjerman po kërkon 115 milionë euro për Nkunkun, i cili po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës pasi shkëlqeu sezonin e fundit te Leipzigu.

Ai shënoi 35 gola dhe bëri 19 asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat. 24-vjeçari ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2024 dhe ekipi gjerman nuk e ka ndërmend ta shesë për një çmim të lirë.

Deri më tani, interesim për Nkunkun kanë shfaqur Paris Saint-Germaini, Real Madridi, Milani, Bayerni, Manchester Unitedi e Chelsea.