Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nkuku mbetet te Leipzigu

Mesfushori ofensiv Christopher Nkunku do të jetë pjesë e skuadrës së Leipzigut edhe pas përfundimit të sezonit aktual. Te Leipzigu kanë konfirmuar se nuk do ta lirojnë Nkunkun në verë, pavarësisht ofertave të shumta që kanë marrë nga skuadrat e mëdha të Evropës.

Kështu ka insistuar presidenti i Leipzigut, Oliver Mintzlaff, raporton “Sky”. “Nkunku do të jetë futbollist i ekipit tonë edhe vitin e ardhshëm, pavarësisht se në futboll asnjë lojtar nuk është i pashitshëm”, ka thënë Mintzlaff.

Nkunku 24-vjeçar po shkëlqen këtë edicion te Leipzigu, ku ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 20 asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.

Interesim për reprezentuesin e Francës tashmë kanë shprehur Bayerni, Manchester Unitedi, Arsenali, Interi, Real Madridi, Paris Saint-Germaini e Manchester City.