Skuadra e Leipzigut ka bërë të ditur se do të refuzojë të gjitha ofertat për Christopher Nkunkun.
Menaxheri i skuadrës gjermane Oliver Mintzlaff ka konfirmuar se nuk do të lejojnë largimin e francezit. “Nkunku gjithashtu do të luajë me ne sezonin e ardhshëm sepse sigurisht që është një lojtar shumë i rëndësishëm. Në futboll asgjë nuk është e sigurt, por ky është plani ynë”, deklaroi Mintzlaff.
Për 24-vjeçarin interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane. Nkunku ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2024.
Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 13 asistime.