Sulmuesi Christopher Nkunku e ka rinovuar kontratën me Leipzigun edhe për dy vjet të tjera. Me rinovimin e kontratës, Nkunku do të jetë pjesë e Leipzigut deri në vitin 2026, ka njoftuar të enjten ekipi nga Bundesliga.
24-vjeçari shkëlqeu sezonin e fundit dhe ishin të shumta ekipet e mëdha të Evropës që shprehën interesim për transferimin e tij këtë verë. Megjithatë, me rinovimin e kontratës, Nkunku e konfirmoi qëndrimin te Leipzigu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i lumtur që do të vazhdoj ta barti fanellën e Leipzigut. Unë dua të kem suksese me këtë ekip”, ka thënë Nkunku, që shënoi 35 gola dhe asistoi 19 herë sezonin e fundit.