Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nkunku do të mbetet te Leipzigu

Christopher Nkunku do ta vazhdojë kontratën me Leipzigun.

Mediat gjermane të dielën kanë bërë të ditur se lojtari dhe klubi janë në bisedime të avancuara për të vazhduar bashkëpunimin.

Nkunku ka shkëlqyer te Leipzigu, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.

Por klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë francezin gjatë kësaj vere.

Nkunku do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.

Për sulmuesin anësor interesim kanë shprehur Chelsea dhe PSG-ja.