Mesfushori ofensiv Christopher Nkunku mund të largohet nga Leipzigu këtë verë, nëse ekipi nga Bundesliga merr një ofertë prej 60 milionë eurosh. Ky është çmimi që krerët e Leipzigut ia kanë caktuar francezit, i cili po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës.
Nkunku po shkëlqen këtë edicion tek ekipi gjerman dhe gjasat janë të mëdha që të largohet në verë. Ai ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 19 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat për Leipzigun.
24-vjeçari që ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2024 po kërkohet nga Bayerni, Real Madridi, Paris Saint-Germaini, Manchester City e Manchester Unitedi.