Bayerni ka parakaluar të gjitha skuadrat e tjera të interesuara për Christopher Nkunkun dhe po llogaritet favorit për transferimin e francezit, ka njoftuar “Bild” të martën.
Është trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann që po insiston për Nkunkun, i cili po shkëlqen këtë sezon te Leipzigu. 24-vjeçari ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 20 herë në të gjitha garat, ndërsa me Leipzigun ka kontratë deri në vitin 2024.
Nkunku ka paralajmëruar largimin nga Leipzigu në verë dhe Bayerni ka ofruar 60 milionë euro për kartonin e tij. Krahas Bayernit, interesim për reprezentuesin e Francës kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi, Real Madridi, Paris Saint-Germaini, Manchester City e Milani.
Artikuj të ngjashëm