Chelsea ka besim se do të nënshkruaj me sulmuesin e Leipzigut, Christopher Nkunku në janar, raporton të hënën “90 min”.
Sulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila aktivizohet verën e ardhshme.
Por, klubi nga Londra është i gatshëm të paguaj më shumë se kjo shumë tani për të siguruar shërbimet e futbollistit francez. 25-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Sezonin aktual në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar katër herë.
Artikuj të ngjashëm